Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 zyrtarët e bashkisë së Tiranës, të arrestuar disa ditë më parë.

Gjykata la në arrest shtëpie Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Sokol Qehajaj. Ndërsa Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi u lanë nën detyrim paraqitje. Ata akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, në lidhje me shembjen e disa pallateve në Kombinat, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti.

Hetimi ndaj tyre nisi pasi futën në tender një pallat, i cili ishte shembur me mjetet dhe shpenzimet e bashkisë, në listën e ndërtesave që duheshin shembur. Në lidhje me këtë Prokuroria e Tiranës ka thënë se ky nuk ishte pallati i vetëm që u pagua për tu shembur, ndonëse ishte shembur më pare. Por, mes tyre ishin edhe pesë ndërtesa të tjera.