Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka deklaruar se sot pasdite pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit të opozitës për bashkinë Tiranë.

Berisha ka lënë të kuptohet se kandidati do jetë një prej emrave të përfolur, të cilët janë Edlira Çepani, Eraml Hasimja dhe Florian Haçka. Një prej tyre do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Shpresoj se do të kemi një emër por do të kemi konsultime edhe me aleatët, kemi disa propozime. Ka disa që e kanë shprehur publikisht, ka edhe që kemi kanë bërë të ditur privatisht. Disa prej tyre i dini tashmë. Pedagogë, personalitete të ndryshme që dua t’i marr më parë autorizimin që t’ua bëj emrat publikë”, tha ai.