Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i Saukut, ku humbën jetën dy persona.

Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin pompë betoni, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të aksit rrugor Tiranë–Elbasan. Bëhet fjalë për dy shtetas të huaj të cilët udhëtonin me betonieren, konkretisht Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, të cilët humbën jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër tip “Volkswagen”, 28-vjeçari Roland Nuri, ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njofitmi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;

-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.