Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë makina ka përfunduar në kanal.

Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure.  Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti. Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)