Gjykata Kushtetuese nuk e arriti dot një shumicë, duke lënë kështu në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Vendimi u mor me barazim votash, 4 me 4, ku gjyqtarët Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës, ndërsa Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Sandër Beci dhe Ilir Toska votuan kundër.
Gjykata thekson se imuniteti i ministrave është i lidhur me funksionimin e organit ekzekutiv dhe se masat që kufizojnë ushtrimin e detyrës kërkojnë autorizimin paraprak të Kuvendit.


