Janë zbardhur detaje ditën e sotme nga mediet italiane lidhur me vrasjen e gruas rumunes nga bashkëshorti i saj shqiptar në Itali.

Njoftohet nga mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa autori, i identifikuar si Avni Mecje dyshohet të ketë marrë makinën dhe të jetë arratisur drejt vendlindjes.

Viktima është Alexandra Elena Mocanou, e cila punonte banakiere.

Nga ana tjetër fqinjët kanë dëshmuar për zënka të vazhdueshme të çiftit.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga policia dje rreth orës 17:00, pasi vëllai i autorit telefonoi autoritetet duke i thënë se në një shtëpi në Bolzano ka ndodhur një vrasje.

Autori ka telefonuar të vëllanë, i ka rrëfyer për dhe i ka thënë se duhej të arratisej, sakaq dyshohet që 35-vjeçarja të jetë vrarë një ditë më parë, të shtunën.