Dy janë emrat që pritet të garojnë për Kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gazetari Bekim Bici raporton për Gazeta Shqip se bëhet fjalë për Edi Palokën, i cili e ka mbajtur këtë post më herët dhe Eleina Qiricin.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00.

Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet edhe një qëndrim politik në lidhje me procesin të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.