Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së 60-vjeçarit Metin Bushati, i cili ushtron profesionin e arsimtarit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, një nga pistat e hetimit lidhet me vëllanë e 60-vjeçarit, Gezim Bushati, dhe aktivitetin e tij në Gjermani.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.