Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku një person u plagos me armë zjarri nga vëllai i tij.

Mësohet se autori është 77-vjeçari Nazif Musai, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në kokë vëllanë e tij 57-vjeçar Haziz Musai, pasi ky i fundit e kishte goditur më parë me sepatë dhe kosore.

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 77-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Shkak për konfliktin mes dy vëllezërve janë bërë pronat.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak /Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.