Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku një ditë më parë u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale.

Nga numërimi i kutive të votimit rezulton se në të pesë bashkitë, Tepelenë, Vlorë, Mat, Cërrik dhe Berat, fitues ishin kandidatët socialistë.

Rezultatet sipas bashkive:

VLORA

Pas numërimit të 231 kutive në Bashkinë e Vlorës, fituese është shpallur kandidatja e PS, Brunilda Mersini me 78.4 të votave.

Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%).

Ndërsa Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).

CËRRIKU

Pas numërimit të 57 kutive, rezultoi se kryebashkiaku i ri i Cërrikurt do të jetë kandidati nga Partia Socialiste Florenc Doka, i cili ka siguruar 66,22% për qind të votave, ose 6201 vota.

Ndërkohë kandidati Eligerti Hima nga Shqipëria Bëhet ka marrë 13.62% të votave, pra 1275 vota

Kandidati i pavarur Amarildo Hoxha, I cili mbështetej nga PD ka marrë 20,16% për qind të votave, pra 1888 vota.

BERAT

Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetit

Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.

TEPELENË

Bashkia Tepelenë do të drejtohet nga kandidati socialist Gramos Sako, i cili pas numërimit të kutive të votimit, reazultoi se ka siguruar 3.261 vota, pra 77.8% të tyre.

Ndërkohë kandidati Gabriel Guma siguroi 928 përiqnd të votave, pra 22.2% të tyre.

MAT

Nga numërimi i 47 qendrave të votimit, Altin Bojni ka marrë 7425 vota, që përfaqësojnë 66.54 % të totalit.

Pas tij renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3184 vota (28.54%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 549 vota (4.92%).

Pjesëmarrja në votime

Kujtojmë se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte shumë e ulët, ku sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 18.72 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:

Berat – 19.98%,

Vlorë –12.54 %,

Cërrik – 25.00%,

Mat – 39.36%

Tepelenë – 34.63%.