Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi janë përfshirë në përplasjen me makinë të një këmbësori rreth të 80-ave, i cili humbi jetën pas aksidentit. Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën A289 Gads Hill, në Gillingham, Kent, pak pas orës 12:00 të hënën. Pensionisti u gjet i shtrirë në tokë në Grange Road dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Albert Matraxhiu, 28 vjeç, nga Edgware, Londër, është akuzuar për vrasje, ndërsa Erald Paci, 29 vjeç, nga Chatham, Kent, akuzohet për prishje të provave. Të dy shtetasit shqiptarë do të paraqiten përpara gjykatës të premten.
Policia e Kentit nisi kërkimet pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, të cilat treguan dy persona që largoheshin nga vendi i aksidentit. Hetimet për këtë ngjarje tragjike janë në vijim.
