Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ata pritet të transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.