Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, konflikti mes palëve ka nisur për motive banale, por ka degraduar shpejt në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga forcat e rendit, të cilat ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e tij.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe panik në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet kanë rritur prezencën policore në zonë për të garantuar rendin dhe sigurinë.