Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ka kryer ndryshime në drejtimin e degës së PS në qarkun e Vlorës.
Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Rama njoftoi emërimin e Klevis Kasos, kandidat për deputet që nuk arriti të futet në listat fituese, si kryetar të Partisë Socialiste në këtë qark. Ndërkohë, deputetja Eriona Ismaili do të mbajë postin e bashkëkryetares së degës.
Këto ndryshime synojnë forcimin e strukturave të PS-së në Vlorë dhe përgatitjen për sfidat politike në vijim.
