Një ngjarje rëndë është shënuar në Itali ku katër anëtarë të një familje me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Sipas mediave italiane viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur familja me mbiemër Kola u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga shpërthimi i monoksidit të karbonit në banesën tre katëshe.

Ambulancat si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyrë në shtëpi për t’i shpëtuar por fatkeqësisht ishte vonë. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.