Në një mbledhje që ka zgjatur rreth 25 minuta, kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar dhe 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor.

E teksa në Asamblenë e Përgjithshme të PS u vendos që Ogerta Manastirliu të kandidonte në Tiranë, në mbledhjen e sotme u vendosën dhe emrat për 5 bashkitë e tjera.

Kështu, Gramoz Sako do të kandidojë për kryetar bashkie në Tepelenë, një vend i lënë bosh nga Tërmet Peçi që u zgjodh deputet më 11 maj.

Altin Bojni do të jetë kandidati për Bashkinë e Matit, Brunilda Mersini lë mandatin e deputetes dhe garon në Vlorë, Florenc Doka në Cërrik dhe Ervin Ceca në Berat.