Mark Daka është një 51-vjeçar nga fshati Gurez në Kurbin, i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh.


Familjarët e tij kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa theksojnë se 51-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.


Ai ka qenë i strehuar tek motra e tij në Lushnje ndërsa, sipas “abcnews’, edhe më herët ka patur episode duke u larguar pa njoftuar.


Të afërmit e tij tregojnë se Policia e Kurbinit menjëherë pas informacionit të zhdukjes së 51- vjeçarit janë  vënë në kërkim, gjithashtu dhe banorët e zonës dhe të afërmit e familjes, por deri tani pa rezultat.