Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ilias, ku i plagosur ka mbetur Përparim Popa.

Fillimisht u dyshua për një plagosje me mjet prerës, por pas hetimeve dhe dëshmive të mbledhura, dyshohet se 69-vjeçari ka qenë në banesë duke punuar, kur aksidentalisht u godit nga mjeti i punës troko.

Ai ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit kryesisht dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit për mjekim. Pasi i është dhënë ndihma e parë në Himarë, mësohet se i moshuari është përcjellë menjëherë për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se së bashku me grupin hetimor, po punon për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.