Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor nacional Divjakë-Pushimi i shoferit, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një mjet bujqësor në fshatin Zharrnec. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Ismail Dervishi, 70 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë në vendin e aksidentit, duke bërë të mundur shoqërimin dhe më pas ndalimin e drejtuesit të mjetit bujqësor, shtetasit Mesut Malko, 67 vjeç.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.