Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:30 të natës , ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë.
Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

