Një aksident i rëndë rrugor në Gjermani i ka marrë jetën një të reje shqiptare nga fshati Damanek i Malishevës, Kosovë. Viktima është identifikuar si Rina Krasniqi, teksa lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare të fshatit Damanek.

Deri tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi aksidentin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.