Amarildo Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor me motor.

Bëhet me dije nga burimet për media se aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë.

View this post on Instagram

A post shared by AMARILDO PAJTONI (@ildi_pajtoni)

I riu është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni.

View this post on Instagram

A post shared by AMARILDO PAJTONI (@ildi_pajtoni)

27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vetë, ndërroi jetë dje, më 15 Korrik.

View this post on Instagram

A post shared by AMARILDO PAJTONI (@ildi_pajtoni)

Lajmi konfirmohet dhe nga i vëllai, Redi Pajtoni, i cili ka bërë një dedikim për ikjen e tij.

“Ah zemra e vëllait pse më le vetëm”, shkruan ai. 

I riu ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. Ai postonte shpesh video me një këlysh luani gjithashtu.