Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është vënë në pranga bashkë me bashkëshorten e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë Ardi Gjuzi, i cili dyshohet se ka mashtruar klientët duke përfituar shumë të mëdha financiare. Çifti i bashkëshortëve akuzohen se kanë përfituar rreth 17.000 euro, të vjedhura nëpërmjet mashtrimit nga klientët.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”. U ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike dhe nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.