Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Ervis Spahiu, banues në Domje, u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjatë kontrolleve të zhvilluara pas mesnatës në kuadër të goditjes së rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit fizik, në çantën që mbante me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje, si dhe një shumë parash që u sekuestrua si provë materiale.

Policia konfirmon se ndaj 27-vjeçarit janë marrë masat e nevojshme ligjore, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.