Një 35-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi policia ka zbuluar një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes në parcelë, u kap në flagrancë 35-vjeçari Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinata”.

Njoftimi i Policisë:

Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.  Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.     

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.