Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnje, pasi akuzohet se tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare në banesën e saj.
Mësohet se i arrestuari është Roberton Cerria, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur më datën 6 Korrik 2025, kur 40-vjeçari tentoi të përdhunojë 35-vjeçaren.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, vihet në pranga.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


