Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ditën e sotme, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se Ervis Vulo u kap teksa po transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, u gjet një sasi kokaine dhe një sasi kanabis, e ndara në 4 ambalazhime plastike.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë- Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një 41-vjeçar, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë.