Policia e Tiranës ka arrestuar Andi Gurrën, 26 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në plagosjen me armë të Jurgen Abazit, ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2025 në zonën e Freskut.

Hetimet e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës çuan në ndalimin e Gurrës, i cili akuzohet për bashkëpunim me autorin e dyshuar kryesor, Klejvis Cakën (Lusha), që vijon të jetë në kërkim nga policia.

Uniformat blu kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e Cakës, ndërsa materialet për këtë çështje i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.