Një person i shpallur në kërkim, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë, është arrestuar sot në Lezhë.
Mësohet se në pranga ka rënë Jetmir Llanaj, i cili dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve. Jetmir Llanaj ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.
Ai u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli dënimin, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.