Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për akuzën e tentativës së vrasjes është arrestuar sot në Durrës.

Mësohet se në pranga ka rënë Klenin Kazazaj, i cili dy vite më parë pas një konflikti të çastit, tentoi të vriste me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik të vitit 2023 në lagjen “Sheq i madh” të Fierit, ku Kazazaj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin, 34 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Pas ngjarjes ai arriti të arratisej duke humbur gjurmët, për tu arrestuar vetëm sot.