Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi akuzohet se ditën e djeshme ka aksidentuar me makinë një 4-vjeçar.

Mësohet se është arrestuar Irakli Kuka, i cili në fshatin Marinëz ka përplasur me makinën e tij të miturin. Fatmirësisht, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 58-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Babai i 4-vjeçarit, ditën e djeshme në polici deklaroi se fëmija i shpëtoi nga dora e më pas u përplas nga automjeti.