Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.18, në Durrës. Bëhet e ditur se është vrarë në një atentat me armë zjarri Ermir Dedja, i cili konsiderohet si person me precedent të mëparshëm.
Sipas burimeve paraprake, autorët e dyshuar kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë kryer krimin, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një automjet.
Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur drite mbi ngjarjen.
Mësohet se 29-vjeçari Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje.
Dedja u arrestua së bashku me Ismail Nuredini.
