Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë.
Klajdi Prendi është i riu që u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në kokë dhe gjoks.
Bëhet e ditur se 28-vjeçari lëvizte me një makinë “G Class”. Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës nga miqtë e tij pas të shtënave me armë.
28-vjeçari Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.
Ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në 4 ditët e fundit. Në 14 nëntor u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij.
52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.