Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” mëngjesin e sotëm.

Siç shihet në foto, 34-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në liqen.

Makina ku udhëtonte i riu Alfons Bleta, i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit, shihet e përmbysur në ujë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, të cilat nuk dihen deri më tani.