Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Elbasan, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas raportimeve, viktima është identifikuar si Kujtim Qosja, i cili ka qëlluar veten me armë. Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
