Detaje të reja janë zbuluar për plagosjen e ndodhur sot në Kavajë, ku biznesmeni Artur Ligeja u sulmua me thikë nga shtetasi Eri Velecia.

Ngjarja ka ndodhur brenda një prej bizneseve në pronësi të Ligejas, kur autori ka kërkuar para nga biznesmeni.

Sipas informacionit të deritanishëm, pas refuzimit të kërkesës për para, Eri Velecia ka sulmuar Ligejan me thikë, duke i shkaktuar plagë. Pas aktit të dhunshëm, autoritetet kanë ndërhyrë shpejt dhe kanë arrestuar Velecian, i cili tashmë ndodhet në duar të policisë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivet e sulmit, ndërsa Ligeja është dërguar në spital për trajtim mjekësor.