Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy bashkëshortë u dhunuan barbarisht dhe u bënë për spital nga një grup personash për shkak të konflikteve të parcelave me luleshtrydhe, policia ka mundur të identifikojë një prej tyre.

Një person i dyshuar si agresor është shpallur në kërkim dhe po punohet për identifikimin e 4 shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz. Mësohet se në kërkim është Kristian Bala, pasi kërcënoi edhe djalin e çiftit Nika.

Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, ku autorët u zunë pritë në rrugë dhe dhunuan Skënder dhe Bardhe Nikën. Konflikti dyshohet për ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave (luleshtrydheve).