Policia ka arrestuar vëzhguesin, që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30 me grushte e shqelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.
Në pranga ka rënë 26-vjeçari Rei Nikolli, ndërsa është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ku konfikti nisi pasi një fletë ku ishte votuar për dy kandidatë njëkohësisht u shpall e pavlefshme. Vëzhguesit dhe pesona të tjerë janë konfiktuar me komisionerët e më pas ka nisur dhuna.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.



