Pas largimit nga detyra si drejtor i Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari ka marrë një detyrë të re.

Bajraktari pritet të emërohet Drejtor i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Ai do të zëvendësojë në këtë post z. Endri Haxhiu.

Ky emërim i Bajraktarit vjen vetëm disa muaj pas periudhës së tij si Drejtor i Portit të Durrësit, detyrë të cilën e mbajti që nga korriku i vitit 2024.

Ky lëvizje në karrierën e tij pasqyron besimin në aftësitë menaxhuese të Bajraktarit për të udhëhequr sektorin e transportit rrugor në Shqipëri.