Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.
Llabani u komandua javën e kaluar në këtë detyrë, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërloj, i cili edhe u arrestua më pas, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, gjatë një vizite shëndetësore në Spitalin e Durrësit. Përveç Cërlojit u arrestuan edhe punonjës të tjerë të burgut dhe spitalit.
Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme,.
Më parë ka drejtuar Burgun e Peqinit.
