Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Dragoç në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij. Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj, rreth 33 vjeç, dhe trupi i tij u gjet nga banorët e zonës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit. Ende nuk janë publikuar detaje mbi shkakun dhe autorët e vrasjes, ndërkohë që hetuesit po mbledhin prova dhe intervistojnë dëshmitarë të mundshëm.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen, por policia ndodhet në vendngjarje.