Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një efektiv policie ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se viktima është 48-vjeçari Genci Aliaj, i cili shërbente si polic burgjesh. Raportohet se ai është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, në rrugën “Shefqet Musarai”.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vendimit tragjik të punonjësit të policisë.