Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nërkombëtar u ekstradua sot nga Shqipëria drejt Kosovës. Mësohet se bëhet fjalë për Anton Allakaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Gjykata e Pejës e kishte dënuar në vitin 2021 me 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”. Sipas autoriteteve, nga dënimi i dhënë, Allakajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burgim.
50-vjeçari u ndalua në Shqipëri në maj te ketij viti, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në dokumentet që ai përdorte figuronin emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Pas përfundimit të procedurave ligjore, Anton Allakaj është ekstraduar drejt Kosovës, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për veprën penale të vrasjes.
