Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëta, është esktraduar nga Greqia në Shqipëri.
Policia bën me dije se Deni Mecolli i ka caktuar Gjykata e Korçës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 40-vjeçar. 39-vjeçari u arrestua në vendim fqinj në 15 korrik të këtij viti.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: Deni Mecolli, 39 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.