Është emëruar ditën e sotme drejtori i ri i ASHK dega Durrës (Agjencia Shtetërore e Kadastrës).

Bëhet me dije se Ilir Gjinali inxhinier pranë ASHK Durrës që nga dita e sotme do të jetë drejtor i kësaj dege.

Ndërkohë kujtojmë se ai zëvendësoi Xheni Agollin e cila u komandua në krye të këtij institucioni 3 muaj më parë.

Mësohet se edhe Gjinali është i komanduar në këtë detyrë.