Mentor Hima është emëruar sot në detyrën e administratorit të ri të OSHEE, duke zëvendësuar Enea Karakaçin, i cili së fundmi mori postin e Ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Emërimi i Himës raportohet se është bërë ditën e sotme, duke shënuar një ndryshim në drejtimin e një prej institucioneve kyçe në sektorin energjetik në vend. Më herë Hima ka mbajtur postin e drejtorit të Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE.
Ai zëvendëson kështu Enea Karakaçin, i cili u emërua ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.



