Flauers Shoshi është emëruar drejtor i ri i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).

Deri në këtë emërim, Shoshi ka mbajtur postin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ai zëvendëson në këtë detyrë Skerdi Drenovën, i cili u shkarkua nga posti në ditët e fundit të vitit 2025.

Emërimi i ri vjen në një periudhë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve publike në kryeqytet.