Një 37-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik.

Mësohet se i arrestuari është Denis Trungu, i cili është dënuar me 7 vite burgim. Ai u kap në zonën e Kombinatit, pas një operacioni të organizuar nga Forcat Operacionale.

Njoftimi i policisë:

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Final” në zonën e Kombinatit, ku u kap dhe u arrestua shtetasi Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari ishte i dënuar më parë me 7 vite burg për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, një vendim i formës së prerë nga gjykata.

Denis Trungu ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.