Personi që shihni në foto është Mefail Shkodra, autori i vrasjes në Gjilan. Policia ka publikuar fotografinë e autorit dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.
“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Viktimat janë babai, djali dhe dhëndri i familjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit. Sipas burimeve të para nga policia, dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me fajde. Autori i dyshuar është Mefail Shkodra, një vit më parë ishte arrestuar për fajde është ende në arrati, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij.