Një person është vrarë me thikë ditën e sotme në Tiranë, pas një sherri.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ku Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.
Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.
